Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,39 % në raport me vendimin e datës 19.10.2020.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit ekstra të lehtë (EL-1) ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i dizelit ngelën i njëjtë.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të shitet për 58.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 60.50.
Dizeli do të shitet për 50.50 denarë. Çmimi i vajrave ekstra të lehta do të jetë 50.50 denarë për litër.