Çmime të reja të derivateve sonte në mesnatë

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri.

“Parakushtet janë përmbushur, KRRE do të mbajë mbledhje në të cilën do të marrë vendim adekuat për çmimin e derivateve të naftës”, deklaroi Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE-së.