Çmime të reja të derivateve në naftës: Nafta rritet ndjeshëm, benzina nuk ndryshon

Nafta nga mesnata shtrenjtohet me 2 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës në të ashtuquajturën korrigjim i jashtëzakonshëm i çmimeve.

Edhe pse kjo nuk është rregull, Komisioni Rregullator zakonisht i ndryshon çmimet e karburanteve çdo të hënë, por kur lind nevoja në treg, prej disa vitesh ka marrë mundësinë t’i bëjë ndryshimet në çdo ditë kur krijohen kushtet për këtë.

Kështu, nga mesnata nafta do të shtrenjtohet me 2 denarë për litër dhe tani çmimi i saj do të jetë 75,5 denarë për litër.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nuk ndryshojnë. Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 79,50 den/litër, çmimi i EUROSUPER BS-98 mbetet 81,50 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet 73,00 den/litër.