Çmime më të larta për regjistrimin e automjeteve, shtrejtohet çmimi i siguracionit

Regjistrimi i automjeteve në vend po bëhet më i shtrenjtë. Qytetarët do të duhet të ndajnë më shumë para për këtë qëllim, pasi kompanitë e sigurimeve i kanë ritur shumat për polisën e sigurimit të detyrueshëm.

Kostoja e një police të përgjegjësisë automobilistike u rrit me 15.4 për qind. Nëse deri më tani për veturë prej 44 deri në 55 kilovat paguhen 5.453 denarë, çmimi i ri do të jetë 6.292 denarë. Rritja e çmimit është proporcionale në varësi të kapacitetit të motorit të automjetit.

Nuk ka ndryshim çmimesh vetëm për automjetet deri në 44 kilovat.

Kompanitë e sigurimeve kanë marrë informacionin për rritjen e çmimit të hënën. Ata janë njoftuar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve. Kompanitë e sigurimit justifikojnë rritjen e çmimit të pjesëve të automjeteve. Por nuk ka përgjigje se pse qytetarët nuk janë informuar për ndryshime të tilla.