Çmenduritë e një nate feste në Kroaci


Natë feste në Kroaci për kualifikimin dramatik të Kombëtares ballkanase në gjysëmfinale të Kupës së Botës në Rusi.

Pas suksesit kundër organizatorëve me 11 metërsha, dhjetëra mijëra kroatë u derdhën në rrugët e vendit për të festuar atë që shtypi e konsideroi “ndeshja e një gjenerate”. “Rusia u rrëzua! Kroacia është mes katër skuadrave më të mira të botës”, ishte britma e komentatorit televiziv të Televizionit shtetëror HRT pas ndeshjes.

Festë, fishekzjarre e mijëra flamuj të Kroacisë kanë zbukuruar natën e festës së cmendur në sheshin kryesor të Zagrebit, ku më shumë se 15.000 persona kanë parë ndeshjen në një ekran gjigand. Mijëra persona të tjerë të pikturuar bardhekuq kanë celebruar fitoren në zona të tjera të rezervuara për tifozët në kryeqytet dhe qytetet të tjera.