Çmenduri, “Të fortin” e Kosovës Bujarin e mbulojnë me 1100 kilogramë çimento

I forti i Kosovës, Bujar Muli, ka vendosur të thyejë rekorde të njëpasnjëshme! Nuk e ka ndërmend të ndalet dhe madje po planifikon edhe një çmenduri të radhës.

“Kurrë më i fuqishëm, Zoti ma ka dhënë fuqinë, i jam mirënjohës dhe nuk po njoh as peshë as fuqi”, ka thënë Muli. Muli edhe më herët ka deklaruar se do të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të futet në Librin e Ginisit.
Ai në shpinë mban 1100 kilogram apo 22 thasë të çimentos, ndërsa në stomak 500 kilogramë! Jo me kaq, ai e ka ndalur edhe traktorin me duart e tij, duke bërë çmendurinë e radhës.

“Kurrë më i fuqishëm, Zoti ma ka dhënë fuqinë, i jam mirënjohës dhe nuk po njoh as peshë as fuqi”, ka thënë Muli për gazetën “Bota sot”. Muli edhe më herët ka deklaruar se do të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të futet në Librin e Ginisit.