Çmenduri: Një qytetar bie në gjunjë dhe ia puthë këmbët Albin Kurtit

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tani që ka mbetur vetëm kryetar partie, ka dalë në sheshin Nënë Tereza ku po organizohet një peticion.

Ai ka nënshkruar aty, por diçka i ndodhi teksa po futej në veturën e tij, transmeton Reporteri.net.

Infokus ka kapur momentin kur një qytetar u ul në në gjunjë dhe i puthi këmbët Albin Kurtit.

Rojet, por edhe vetë Kurti, e kapën qytetarët dhe nuk e lanë të qëndrojë më gjatë në tokë.