‘Çmenduri kosovare’: Shoferi arrin shpejtësinë 314 km/h me Ferrarin e tij në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një shofer kosovar me veturën e tij Ferrari, ka arritur shpejtësinë deri në 314 kilometra në orë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Në Facebook janë publikuar disa video të një veture Ferrari, e cila ka dhënë show në autostradë si dhe në rrugën e garave që gjendet afër pistës së Aeroportit ‘Adem Jashari’.
Shoferi me Ferrari arrin shpejtësinë deri në 314 kilometra në orë, në pjesën ku shpejtësia e lejuar është deri në 130 kilometra në orë.

Pamjet janë publikuar nga vet ai, në një grup në Facebook.
Sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 56, thotë se në rrugë jashtë zonës urbane shoferit nuk i lejohet që të lëvizë me mjet me shpejtësi më të madhe sesa është e caktuar me shenjë të trafikut, e më së shumti: 1.1. në autoudhë – njëqind e tridhjetë (130) km/orë; 1.2. në motoudhë – njëqind e dhjetë (110) km/h; 1.3. në rrugë nacionale me dy shirita për një kah me ndarje fizike të shiritave rrugorë – njëqind (100) km/h; 1.4. në rrugë nacionale me një shirit të trafikut për një kah, në rrugë rajonale dhe në rrugë lokale – tetëdhjetë (80) km/h.