“Çmendurí dhe turp”, Rama: Kosovarèt po mbahen peng, nèn díktaturèn jugosllave udhètonín kudo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur “çmenduri dhe të turpshme” çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në konferencën pas mbledhjes së Samitit të BE-së në Bruksel, ai tha se kosovarët ‘po merren peng, duke mos lejuar që të lëvizin lirisht në Evropë’.

“Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin. Shkonin dhe punonin kudo. Që kur u liruan, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme dhe njerëzit duhen lejuar që të lëvizin lirisht”, tha kreu i qeverisë shqiptare, njofton Klankosova.tv.