Çmendet polici, vret familjen, mes tyre dhe 3 fëmijët e tij. Më pas qëllon dhe veten

Një polic në Parana të Brazilit ka vrarë 6 anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur, përpara se të vriste edhe veten me armën e shërbimit.

Sipas mediave braziliane, 37-vjeçari Fabiano Garcia e kreu këtë masakër për arsye se gruaja e tij donte të ndahej.

Polici vrau bashkëshorten, 28-vjeçaren Kassiele Mendes, thjeshtrën e tij 12-vjeçare, Amanda Menes, nënën e tij 78-vjeçare, Irene Garcia, vëllain e tij, Claudiomiro Garcia dhe më pas shkoi në shtëpinë e vjehrrës, ku vrau fëmijët e tij, 4-vjeçarin Miguel Garcia dhe 9-vjeçaren Kamili Garcia.

Masakrën e mbylli duke vrarë edhe dy të rinj, kalimtarë të rastit, 17-vjeçarin Kaio da Silva dhe 19-vjeçarin Luiz Becker.

Në fund, Fabiano Garcia vrau veten në makinën e tij.