“Çmenden grekët”, dy të rinjtë shqiptarë publikojnë VIDEON ku vënë në rresht USHTARËT grekë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket se shqiptarët u japin urdhra grekëve.
Pas publikimit të videos, autoritetet janë tronditur dhe kanë dhënë menjëherë alarmin.
Në video duken dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët me sa kuptohet kanë rol drejtues në një repartushtarak.

Pasi përshëndesin shokët e tyre në gjuhën shqipe, ata urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.
“Skuadra, gati tu! Para marsh“, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyrje për Greqinë apo ushtrinë vendase.
Ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.
Video-ja e publikuar fillimisht në rrjetin social “Instagram”, si duket nuk u ka pëlqyer grekëve.