“Çmenden” çmimet e apartamenteve në Beograd, një metër katror në “Beogradi mbi Ujë” arriti në 9125 euro

Në Beograd po mbizotëron çmenduri çmimesh, pasi çmimi për një metër katror në projektin “Beogradi mbi Ujë” ka arritur në 9,125 euro gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, duke e bërë atë zonën më të shtrenjtë në Serbi.

Në Serbi, gjatë tremujorit të dytë të vitit, çmimet më të larta për apartamente janë regjistruar në Beograd, ku apartamenti më i shtrenjtë është shitur për 9,125 euro për metër katror, në zonën “Beogradi mbi Ujë”. Shuma më e lartë e paguar për një apartament ishte 955,000 euro, për një apartament me sipërfaqe 145 metra katrorë në të njëjtën zonë, njoftoi Zyra Republikane e Kadastrës (RGZ). Shtëpia më e shtrenjtë është shitur në komunën Savski Venac të Beogradit për 1.5 milionë euro, ndërsa hapësira më e shtrenjtë për parkim në tremujorin e dytë është paguar për 60,000 euro.