Clinton ende në spital, raportohet për gjendjen e tij shëndetësore

Shëndeti i ish-presidentit amerikan Bill Clinton po përmirësohet, por ai do të qëndrojë në spital për të paktën një natë tjetër, ku po trajtohet me antibiotikë intravenozë pas një infeksioni urologjik. Clinton 75 vjeçar, i cili shërbeu si president nga viti 1993 deri më 2001, është pranuar në qendrën mjekësore të martën në mbrëmje.

“Të gjithë treguesit e shëndetit po ecin në drejtimin e duhur, duke përfshirë edhe numrin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat u ulën ndjeshëm”, tha zëdhënësi i Clinton, Angel Ureña.
“Gruaja e tij, ish-sekretare e shtetit dhe kandidatja presidenciale, Hillary Clinton, ishte në spital të enjten dhe të premten”, tha Ureña.

Presidenti Biden tha se Clinton ka të ngjarë të shkonte në shtëpi së shpejti.
“Ai do të largohet së shpejti. Nesër apo pasnesër, nuk e di. Ai po bëhet mirë”, u tha Biden gazetarëve.
Clinton më herët ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën, pas çka ka pasur disa intervenime.