Çka u definua sot mes VV-LDK, sipas Hotit


Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, me të përfunduar takimi i Qeverisë në Prevallë, ka treguar në facebook se çka është definuar mes VV-LDK.
Pas takimit, u bë e ditur se sot është harmonizuar programi qeverisës.

Postimi i Hotit:

Sot në Sharr, në takim pune të Qeverisë, definuam tri çështje:
1. Përmbyllëm Programin Qeverisës 2020- 2023, që është program ambicioz por realist,
2. Diskutuam problemet që kemi gjetur në secilën ministri, që janë shqetësuese në shumicën e rasteve me pasoja financiare për shtetin dhe për qytetarët dhe
3. U dakorduam për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren.