“Çka ka more presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo”, pyet Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka komentuar vizitën e Presidentes Vjosa Osmani në Turqi.

Kelmendi në një postim në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka pyetur se pse “presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo”.

Mos vallë ai e njeh Albinin ma mirë se që e njohin vet qytetarët Kosovës? Apo mos i ka mbetë hatri Erdoganit që Albini i kishte thënë autokrat? Apo Erdogani dëshiron ta respektoj një parim të tij që kishte thënë: ” njerëzit jobesimtarë nuk i duhen vendit me udhëheq”?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Çka ka more presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo?!

Mos vallë ai e njeh Albinin ma mirë se që e njohin vet qytetarët Kosovës?

Apo mos i ka mbetë hatri Erdoganit që Albini i kishte thënë autokrat?

Apo Erdogani dëshiron ta respektoj një parim të tij që kishte thënë: ” njerëzit jobesimtarë nuk i duhen vendit me udhëheq”?