Çka i tha Vuçiq Merkelit për Kosovën

Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bisedoi në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe tema kryesore ishte Kosova, në veçanti takimet e ardhshme në Uashington dhe Bruksel.

Siç njoftojnë media serbe, Vuçiq, deklaroi se ai kishte një bisedë të shkëlqyeshme me kancelaren gjermane, Merkel. Si dhe kishte marrë mbështetje për Serbinë.

Vuçiq dje paralameroi për biseden me Merkel, ku përvec Kosovës, ai tha se do të diskutonte çështje të ndryshme me gruan më të fuqishme, përfshirë vaksinën për koronavirusit, bashkëpunimin dypalësh mes Serbisë dhe Gjermanisë.
Ende nuk dihen detaje të tjera të bisedës mes Merkel e Vuçiq.