Çka humbën tetovarët nga mos zgjedhja e kryetarit të këshillit?

Mosmarrëveshja e partive politike për zgjedhjen e të parit të këshillit të Komunës së Tetovës, ka privuar shumë qytatarë nga e drejta e legalizimit të pronës, ku dihet se nga mos legalizimi të së njëjtës, ka sjellë probleme të shumta. Të gjithë banorët që kanë ndërtuar hapësira për banim, objekte dhe biznese, ata për pesë muaj, nuk kanë mundur të kyçen në rrjetin e rrymës dhe sistemin e ujësjellësit.

Gjithashtu edhe miratimi i planeve urbanistike ndërlidhet me keshillin e komunës, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk është miratuar asnjë plan. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet, ndërrmarja publike NPK-Tetovë, e shumë institucione tjera që ndërlidhen me këshillin e komunës kanë hasur në probleme të shumta në të cilën kanë qenë të humbur, vetëm qytetarët.

Sot pasi kaluan 5 muaj nga zgjedhjet lokale dhe disa tentimeve të dështuara, është zgjedhur kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës me 18 vota për, 9 të përmbajtur dhe asnjë kundër.

Kujtojmë se shumë lagje në Komunën e Tetovës, si lagje të mëdha në vendbanimin Drenovec, vuajnë nga mos miratimi i planit detal urbanistik, ku nga neglizhenca e Komunës, 100 shtëpi janë të privuar për kyçje në rrjetin e rrymës dhe të ujësjellësit. (Tema e trajtuar me titull: Banorët e Drenovecit në shekullin XX1 pa uj dhe pa rrymë)

Do të bëjmë presion të vazhdueshëm deri tek Komuna e Tetovës, që të përmbush premtimin që ka dhënë që në vitin 2013, për realizimin e planit detal urbanistik, me çrast do të zgjidhet përfundimisht problemi i qytetarëve!