Çka fshihet pas vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoni

Emin Azemi Qeveria në Shkup e paska ndërmend me na qeras edhe me 30 ditë ngujim. Kështu ndodhë kur politikanët ndjekin vetëm pistat e tyre të rezonimit, pa përfillur mendimin e ekspertëve të fushës, ndërkohë që gjendja në terren nuk e justifikon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse politikani Zaev sheh implikime ekonomike nëse hiqet.

Qeveria në Shkup e paska ndërmend me na qeras edhe me 30 ditë ngujim. Kështu ndodhë kur politikanët ndjekin vetëm pistat e tyre të rezonimit, pa përfillur mendimin e ekspertëve të fushës, ndërkohë që gjendja në terren nuk e justifikon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nëse politikani Zaev sheh implikime ekonomike nëse hiqet gjendja e jashtëzakonshme, këtë nuk duhet ta paguajnë qytetarët me lirinë e tyre të privuar.

Presidenti Pendarovski nuk ka të drejtë të shpallë për herë të tretë gjendje të jashtëzakonshme. Jo vetëm që do të jetë antikushtetuese, por do të jetë edhe në kundërshtim me normat elementare të lirisë së njeriut, ndërkohë që gati gjithë Europa po del nga karantina dhe nga gjendjet e jashtëzakonshme.

Nëse shpallet sërish gjendje e jashtëzakonshme, atëherë nuk janë në pyetje motivet fillestare, për çka edhe ishte shpallur ajo, por mund të jenë arsye të tjera që lidhen me intriga të ulta politikaneske.

Sepse nuk mund të shkojnë bashkë – edhe kërkesa për mbajtje të zgjedhjeve në qershor (se gjoja qenkan hequr të gjitha pengesat), edhe vazhdim 30 ditor, për të tretën herë, të gjendjes së jashtëzakonshme!