Çka biseduan Fatmir Limani dhe Arjanit Hoxha sot në Shkup!?

Një ditë pas takimit të strukturave të veta në Kërçovë, Fatmir Limani është parë në Shkup në takim me sekretarin gjeneral të Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.
Edhe pse takimit duket joformal dhe miqësor mes Limanit dhe Hoxhës egzistojnë zëra se kohë më të gjatë po bisedohet për angazhimin politik të Limanit në Lëvizjen BESA.

Gjatë ditës së djeshme Limani pati takim me strukturat e veta në Kërçovë kur paralajmëroi se do vazhdon angazhimin politik së bashku me bashkë mendimtarët e tij.
Përndryshe, Fatmir Limani ishte kandidat i pavarur në zgjedhjet e fundit lokale në Kërçove ku grumbulloi afër 5000 vota si dhe lista e tij e këshilltarëve siguroi 3 mandate në Këshillin Komunal./Monitor.mk