CIVILi drejton dënim të ashpër kundrejt shkrimeve të djeshme të Milenko Nedelkovskit me gjuhë eksplicite të urrejtjes në rrjetet sociale në llogari të informatës se deputeti Muhamed Zekiri dhe familja e tij janë pozitiv në Kovid-19. Destruktiviteti i mesazheve të Nedellkovskit vërehet edhe në komentet e shumta në të cilat një pjesë e ndjekësve të tij shprehin mbështetje ndaj gjuhës së urrejtjes, gëzim dhe kënaqësi.
Milenko Nedellkovski është i njohur për deklaratat e tij me thirrje për dhunë ndaj kundërshtarëve të regjimit, me gjuhë të urrejtjes dhe mesazhe që paraqesin përhapje të urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore.
Kësaj here, Nedellkovski në profilin e tij në Fejsbuk me gëzim e përsëriti lajmin, me dëshirë për pasoja fatale për jetën e Zekirit dhe familjes së tij!
CIVILi e dënon ashpër këtë gjuhë të urrejtjes, të cilën e përhap papenguar Nedelkovski, duke u fshehur pas të drejtës për shprehje të lirë!
Krijuesit e përmbajtjeve dhe mesazheve, nxitësit, distribuesit dhe mbështetësit e gjuhës së urrejtjes i tejkaluan të gjitha kufijtë! Kjo gjendje në opinion më nuk tolerohet dhe nuk duhet të kalojë pa ndëshkim.
CIVILi kërkon nga institucionet përkatëse siç është MPB dhe Prokuroria publike të marrin masa urgjente sipas detyrave ligjore që ta parandalojnë dhe sanksionojnë këtë dukuri e cila ditë e më tepër po merr hov. Më tej, CIVILi i bën thirrje opinionit, të gjithë qytetaret dhe qytetarët, të distancohen dhe ta dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë në mediat, rrjetet sociale dhe në adresimet publike.
Gjuha e urrejtjes nxit edhe vepra të dhunshme nga urrejtja. Në këtë gjendje të rrezikut të shëndetit dhe pasojave fatale nga pandemia, solidariteti na duhet më tepër se çdo gjë!