Myslimanët e kremtojnë Kurban Bajramin, një nga dy festat e shenjta të fesë Islame. Kjo është festë e sakrificës dhe e solidariteti, kur subjekti i sakrificës ndahet me shtëpinë, me farefisin dhe me të varfrit.
Në frymën e solidaritetit, CIVILi apelon deri te të gjithë qytetarët që do ta kremtojnë Kurban Bajramin, t’u përmbahen maksimalisht masave për mbrojtje nga koronavirusi, gjegjësisht, ti shmangen kontaktit të afërt ( përshëndetjeve me dorë dhe përqafimeve) dhe të reduktohen vizitat nëpër shtëpi, të cilat janë traditë e festës.
Bajrami do të thotë edhe lumturi, prandaj apelojmë deri te të gjithë qytetarët që mos ta shndërrojnë lumturinë në hidhërim, dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë ndaj parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit.
Besimtarët që do të vendosin të shkojnë për namazin e Bajramit në xhami, duhet rreptësishtë t’u përmbahen rekomandimeve, të marrin me vete sexhadet për falje, të mbajnë distancë, të mos përshëndeten me dorë.
Gjithashtu, CIVILi apelon deri te të gjithë që do të therin kurbanë, mbeturinat nga kafshët ( lëkurat ose organet) ti dërgojnë në vende përkatëse ku nuk do të ndotin mjedisin jetësor, ndërkaq, të përmbahen nga therja dhe sakrifica e kafshëve, por dhuratat ti zëvendësojnë me para ose mjete tjera.