CIVIL bën thirrje për respektim maksimal për të drejtën votuese dhe masat për mbrojtje nga koronavirusi

Në pritje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 qershor, CIVILi thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor në mënyrë maksimale ti respektojnë praktikat e mira zgjedhore, standardet demokratike dhe rregullat ligjore dhe të kontribuojnë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

E drejta e votimit është e drejtë e njeriut e padhunueshme dhe duhet maksimalisht të respektohet!

Kërkojmë nga partitë politike ta respektojnë Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’i respektojnë protokollet dhe masat për mbrojtje nga koronavirusi, ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe ti ndalin planet eventuale, nëse ato ekzistojnë, për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulim me votuesit.

Kërkojmë nga partitë, por edhe nga prindërit dhe kuadrove arsimore, ti respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe ti lënë jashtë politikës! Fëmijët nuk guxojnë të keqpërdoren për qëllime politike dhe nuk guxojnë të kyçen në fushatat e partive politike! Për çdo keqpërdorim të fëmijëve, kërkojmë reagim përkatës ligjor nga institucionet dhe i bëjmë thirrje opinionit ta dënojë dhe denoncojë ashpër keqpërdorimin e fëmijëve!

Çdo tentim për shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe shkeljen e ligjeve dhe standardeve lidhur me procesin zgjedhor, duhet menjëherë të ndërpritet dhe të ndëshkohet. Nuk guxon të ketë tolerancë për presione, kërcënime ose korrupsion ( blerje të votave).

Kërkojmë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe e inkurajojmë t’i shfrytëzojë të gjitha kompetencat ligjore deri në maksimum dhe të zbatojë proces zgjedhor ligjor, të lirë, të drejtë dhe demokratik. KSHZ nuk ka nevojë të pret paraqitje dhe ankesa, por mund të veprojë, me të treguar dhe sipas gjetjeve dhe mendimeve të veta. Presim që në këto zgjedhje këtë edhe ta bëjë.

CIVILi u bën thirrje anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor t’u përmbahen masave për mbrojtje nga koronavirusi, ndërsa këtë ta kërkojnë edhe nga votuesit, vëzhguesit dhe ekipet e mediave. Nga Këshillat zgjedhore pritet të tregojnë përgjegjësi dhe t’i respektojnë procedurat dhe Kodin Zgjedhor, Kërkojmë nga anëtarët e këshillave zgjedhore tu përmbahen procedurave dhe Kodit Zgjedhor, të jenë njerëzorë, profesionalë dhe ti zbatojnë me dinjitet detyrat e tyre në ditën e zgjedhjeve. I inkurajojmë të mos u nënshtrohen presioneve dhe korrupsionit eventual të strukturave të caktuara politike. Për çdo informatë të nevojshme, duhet të lajmërohen në Komisionin Komunal Zgjedhor, ose në KSHZ. Çdo tentim për presion duhet ta paraqesin në polici, por edhe Civili është në dispozicion për paraqitje të rasteve të tilla. Njëkohësisht, kërkojmë nga të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhore ta respektojnë integritetin dhe punën e vëzhguesve dhe të ekipeve të gazetarëve dhe me asnjë kusht të mos i pengojnë në punën e tyre.

U bëjmë thirrje qytetareve dhe qytetarëve të votojnë lirshëm, sipas bindjes personale. Nuk i kanë borxh gjë askujt. Çdo gjë që u premtojnë partitë dhe kandidatët në cilat do zgjedhje, në fakt u takon qytetarëve, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve që nuk do të gjenden në Listën e Votuesve, këtë ta paraqesin edhe te ne,në CIVIL. Mjafton të na e japin emrin, mbiemrin dhe adresën.

U bëjmë thirrje mediave të jenë të paanshëm dhe profesionalë. Gazetaret dhe gazetarët në këtë periudhë kanë përgjegjësi të madhe shoqërore. I inkurajojmë ta kryejnë detyrën e tyre ashtu si u takon, dhe të manifestojnë përgjegjësi maksimale profesionale dhe morale.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin parregullsi zgjedhore të çdo lloji. Presione, kërcënime, shantazhe, korrupsion, ryshfet, keqpërdorim të resurseve publike ose pozitës zyrtare, shkelje të heshtjes zgjedhore, punë joligjore të administratës zgjedhore, agjitim dhe propagandë, gjuhë të urrejtjes, lajme të rreme, probleme me Listën e Votuesve, gjegjësisht, çdo gjë që qytetarët konsiderojnë se nuk është në pajtim me perceptimit të tyre për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, mund të paraqesin në CIVIL.

Paraqitjet mund të dërgohen ditë e natë, në ueb faqen Zgjedhje të lira, me postë elektronike ([email protected]), me mesazh në Fejsbuk, ose në telefonat 02 / 5209 176, 070 734 044.