Qendra e njohur tregtare “City Mall” për 28 ditë me radhë do të organizoj program festiv me këngëtarë dhe dixhej të ndryshëm. Por, në listën e publikuar të programit të planifikuar festiv të kësaj qendre nuk figuron asnjë artist shqiptar.
Në programin e publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale nga 30 artistë të ftuar, nuk figuron asnjë shqiptar.
Reagimi vjen nga lexues që thonë se kjo qendër vizitorë të shumtë ka edhe shqiptarë, sidomos ata nga Kosova që janë dominant.
“Ju lutem si mund të jetë ky anashkalim dhe mospërfillje. Ne jemi vizitorë të rregullt dhe duam të shijojmë diçka tonën. Po ashtu dihet se sa janë nga Kosova dhe Lugina”, shkruan lexuesi.