Çitaku: “Gratë po vriten, nuk guxojmë me e normalizu këtë gjendje – Shoqëria duhet me qu në këmbë”


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave brenda oborrit të QKUK-së. Lidhur më këtë ngjarje, ka ardhur reagimi nga ana Vlora Çitakut.

“Rebelim. Revoltë. Shoqëria duhet me u çu në këmbë. Boll ma. Gratë po vriten. Nuk guxojmë me e normalizu këtë gjendje”, ka shkruar Çitaku.

Po ashtu edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një gruaje në oborrin e QKUK-së për të cilën Policia e ka cilësuar si vrasje.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.