Çitaku “flirton” me Kurtin, shpërndan edhe një postim të tij

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, njëherësh anëtare e PDK-së, ka shpërndarë edhe një postim të kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.
Kurti ka uruar dje Dua Lipën për çmimin prestigjioz “Grammy” për albumin më të mirë të zhanrit pop, postim të cilin e ka rishpërndarë babai i Dua Lipës, duke e shoqëruar postimin e Kurtit me simbole të zemrës, Vlora Çitaku ka shpërndarë më pas postimin e Albin Kurtit, duke e etiketuar këtë të fundit me fjalët: “Mirë se erdhe në grup”.

“Hey, Albin Kurti mirë se erdhe në grup”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku kishte shpërndarë edhe postimin e Kurtit me rastin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Izrael.
Herë pas here kur Albin Kurti bën postime apo shpërndarje të lajmeve të ndryshme, ish-diplomatja kosovare ia shpërndan postimet atij duke e lavdëruar, por deri tani nuk është se ka marrë ndonjë përgjigje nga Kurti.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, e cila u shkarkua nga detyra në Qeverinë Kurti 1 me ak*uza për njëanshmëri politike gjatë përfaqësimit të Kosovës në SHBA, aktualisht është e papunë dhe po qëndron në Kosovë.