Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rast historik, pasi janë vetëm dy fitore larg historisë, ku për herë të parë mund të marrin pjesën në një garë të madhe. Ekipi kombëtar i Kosovës do të udhëtojë mëngjesin e sotëm drejt Shkupit, para takimit vendimtar kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër shtetit fqinj, Maqedonisë së Veriut të enjten.
Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020 që mbahet verën e vitit të ardhshëm.
Portali Infokusi ka bërë një viodeo ku paraqet rrugëtimin e futbollit të Kosovës nga balta drejtë arenave të ndërkombëtare të futobollit. Në këtë video paraqitet e humoristi Rasim Thaci-Cima me një mesazh.