Qyteti me më së shumti miliarderë në botë tani është Pekini sipas listës së fundit vjetore të Forbes. Vetëm vitin e kaluar, kryeqyteti kinez shtoi 33 miliarderë dhe arriti në numrin 100 prej tyre. Kjo për pak e mund New York City, i cili ka 99 miliarderë e ku deri tani ka mbajtur poll poizicionin për 7 vjet rradhazi. Edhe pse Pekini tani ka më shumë miliarderë sesa Big Apple, vlera e kombinuar neto e miliarderëve të New York City mbeti 80 miliardë dollarë amerikanë më e madhe se ajo e homologëve të tyre në Pekin.
2.Miliarderi më i ri në botë momentalisht është një adoleshent në Gjermani
Për momentin, do të ishit me fat po të ishit Kevin David Lehmann.
Lehmann, 18 vjeç, vlen 3.3 miliardë dollarë pasi trashëgoi aksione në zinxhirin e farmacive gjermane dm-drogerie markt nga babai i tij, Guenther Lehmann. Kjo bazohet në listen e miliarderëve që u publikua në 35 vjetorin e listës Forbes, më 6 Prill. Vendi i 2 midis miliarderëve më të rinj në botë për 2021 mbahet nga 24-vjeçari Wang Zelong i Kinës, i cili vlen 1.5 miliard dollarë.
Vendin e 3 dhe 4 e mbajnë motrat Norvegjeze Alexandra dhe Katharina Andresen, të cilat janë përkatësisht 24 dhe 25 vjeç dhe secila me vlerë 1.4 miliard dollarë.
3.Gjatë pandemisë pasuria e miliarderëve në të gjithë botën u shtua pë 4 trilion dollarë
Nga 18 Mars 2020, deri më 18 Mars 2021, miliarderët e botës shtuan 4 trilion dollarë në pasurinë e tyre, sipas një raporti të ri nga Instituti për Studime të Politikave (IPS). Kjo është një rritje prej 54% për 2,365 miliarderët e botës, të cilët tani kanë 12,39 trilionë dollarë. Vetëm 20 miliarderët më të pasur shtuan 742 miliardë dollarë në pasurinë e tyre kolektive gjatë një pandemie.
Një raport i Janarit nga Oxfam, i cili gjurmon fitimet e miliarderëve globalë, deri më 31 dhjetor, 2020, zbuloi se miliarderët e botës kishin shtuar 3.9 trilionë dollarë në pasurinë e tyre gjatë pandemisë – një rritje që mund të paguante për vaksinat e gjithë botës.
4.Kostoja nga bllokimi në Kanalin e Suezit
Një anije e gjigande kontejnerësh e quajtur Ever Green, ka prerë kanalin e Suezit. Shifrat nga humbjet janë të mëdha. Bllokimi i Kanalit të Suezit kushtoi afër 12 % të tregtisë globale dhe po mbante tregtinë e vlerësuar në mbi 9 miliardë dollarë në ditë, sipas të dhënave nga lista e Lloyd. Kjo është ekuivalente me 400 milion dollarë tregti në orë ose 6.7 milion dollarë në minut