Peter Beyer, anëtar i kristian-demokratëve konservatorë të Angela Merkel, thotë se Biden do të ishte më bashkëpunues se presidenti amerikan Donald Trump i cili i ka quajtur ‘shumë të këqija’ politikat tregtare të Gjermanisë.
Sipas Beyer, fitorja e mundshme e Joe Biden do të ishte pozitive për gjithë planetin.
Megjithatë ai ka dyshimet e tij për kandidatin demokrat marrë parasysh planin e prezantuar për mandatin katër vjeçar
“Do të shohim vazhdimin e temave ekzistuese si Nord Steam 2, sigurinë energjetike dhe çështjet ekonomike”, thekson ai.
Trump e ka akuzuar Berlinin si “rob” të Rusisë për shkak të nevojës së saj për energji ndërkohë Beyer mendon se Biden do të ishte më shumë bashkëpunues.
“Ai mund të ketë ton më miqësor, por shumë prej çështjeve do të mbesin në tavolinë, disa do të jenë më të lehta e disa më të vështira për tu adresuar’, shpjegon ai.
Sipas tij, Biden do të kishte shumë punë ‘në shërimin e plagëve të vendit të tij”.
Biden prin në sondazhe para Trump për zgjedhjet e 3 nëntorit.