Cili është kryeqyteti i parë në Evropë që rivendos kufizime shkaku i COVID-19?!

Spanja ndërmori hapa për të kontrolluar shpërthimet e koronavirusit në Madrid.
Kufizimet e reja në Spanjë do ta vendosin kryeqytetin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – përsëri në bllokim të pjesshëm, duke e bërë atë kryeqytetin e parë evropian që rivendos kufizimin.

Rajoni i Madridit ka 859 raste në 100.000 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Madridi dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijtë për të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje.

Spanja, e cila ishte një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë, ka regjistruar më shumë se 32.000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.