Cili do të jetë misioni i 32 deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë?

Në bazë të rezultateve të Komisionit Shtetërore të Zgjedhjeve, zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, kanë prodhuar më shumë se 30 deputetë shqiptarë.Sipas rezultateve të KSHZ-së, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 15 deputetë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë Lëvizja Besa e cila është në koalicion me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë katër deputetë Partia Demokratike Shqiptare një deputet dhe një deputet shqiptar ka siguruar ulëse në kuvend duke garuar si socialdemokrat.

Por njohësit e çështjeve politike thonë se rritja e numrit të deputetë shqiptarë më shumë se kurrë më parë, mundëson zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve, definimin e shqiptarëve si popull shtetformues, gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare dhe jo si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullatës shpërndarjen e barbarët të buxhetit përfaqësimin adekuat në të gjitha institucionet e shtetit veçanërisht në pozitat udhëheqëse etj. Por ata druajnë se partitë politikë edhe në këtë rast do të kalkulojnë me interesat partiake dhe kauzën shqiptare do ta lënë në plan të dytë. Shpëtim Pollozhani për Radion Evropa e Lirë thotë se subjektet politike duhet të lënë anash interesat partiake, dhe me këtë fo*rcë që ua dhanë votuesit shqiptarë, të impon*ojnë ndryshimin e Kushtetutës që kërkesat e shqiptarëve mos të zgjidhen në formë parciale, por shqiptarët të jenë pjesë përbërëse e vendimmarrjes.

“Duhet vënë kusht se po nuk u ndryshua Kushtetuta, ku Maqedonia e Veriut nuk do të definohet si shtet vetëm i maqedonaseve dhe i të tjerëve, po qartë Maqedonia e Veriut të definohet si shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe i të tjerëve. Derisa ne kemi një Kushtetutë unitare kurse bartës i sovranitetit është vetëm një popull do të thotë janë vetëm maqedonasit nuk ka dobi jo nga 30 po as edhe 50 deputetë” thotë Pollozhani.