20 persona janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi një kontejner i ngarkuar me banane është konstatuar i hapur. Sipas informacioneve, 16 nga 20 te arrestuarit janë punonjës të forcës së sigurisë portuale. Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit. Pasi është hapur ky kontejner, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se mungonin 49 arka.
Kontejneri ka qenë i mbivendosur mbi një tjetër kontenier kur është konstatuar i hapur. Punonjësit e sigurisë kanë mohuar përfshirjen në këtë rast. Ata pretendojnë se kontejneri ka ardhur i hapur pasi është e pamundur qe te hapej dhe shkarkohej pa u vënë re nga ata apo nga kamerat e sigurisë. Policia dyshon se ka ndodhur natën prandaj ka arrestuar punonjësit e turnit të natës. “Blutë” dyshojnë se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.