Rrugët drejt fitores mbeten në garën presidenciale të SHBA-së, si për Donald Trump, po ashtu edhe për Joe Biden, por Biden ka më shumë mënyra për të fituar.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Biden kryeson me numrin e votave të kolegjit elektoral 264-214 pasi ai u shpall fitues në Michigan dhe Wisconsin të mërkurën dhe Trump fitoi një votë në Maine.
Shtimi i Alaskës për Trumpin – votat e së cilës nuk janë deklaruar, por ku rezultati nuk është në dyshim – i jep presidentit 217 vota elektorale.
Dhe ndërsa afrohej mbrëmja e së mërkurës në SHBA, katër shtete mbetën të deklarohen: Nevada, Karolina e Veriut, Georgia dhe Pensilvania.
Rrugët e Trumpit
Që Trump të gjejë 53 votat elektorale që i duhen, ai do të duhet të fitojë Pensilvanian, plus të tre shtetet e tjera.
Por pasi një pjesë e madhe e votave demokratike mbetet të arrihet në Filadelfia dhe Pittsburgh, do të thotë se Trump mund të ketë vështirësi.
Rrugët e Bidenit
Biden ka më shumë rrugë për të siguruar gjashtë votat e tij të mbetura elektorale. Një rrugë qëndron përmes Pensilvanisë, nga e cila do të fitonte 20 vota.
Pa Pensilvanian, Biden mund të fitonte duke fituar Nevadan, ku ai mbajti një epërsi të qartë, por të ngushtë.
Një fitore e Biden në secilin prej dy shteteve – Georgia ose Carolina e Veriut – pothuajse me siguri do të thoshte edhe një fitore e përgjithshme për Biden.