Cilat janë komunat më të fuqishme në Maqedoni? (TABELA)

Shkruan: Izet Zeqiri
Sa efikase kanë qenë komunat 2011-2019?
Në analizën e 16 komunave prej 2011-2019 është paraqitur fuqia financiare e komunave ku është analizuar sa para kanë mbledhur komunat nga të hyrat tatimore nga qytetarët dhe ndërmarrjet Një pjesë dukshëm më e madhe e tatimit mblidhet nga qytetarët reth 70%, ndërsa nga personat juridikë, përkatësisht nga ndërmarrjet 30%.

Nga analiza suksesi në mbledhjen është më i lartë në mesin e qytetarëve dhe është diku mbi 80%, dhe nga kompanit është mbledhur 75%.
Kjo analizë tregon sa para janë paguar për komunat nga 2011-2019 dhe sa efikase kanë qenë komunat në mbledhjen e të hyrave tatimore gjegjësisht sa përqind i kanë realizuar të hyrat.

Komuna më e fuqishme është komuna Qendër me afër 55 milion euro dhe me realizim 86,10% të të hyrave, komuna Karposh me 57,1 milion euro dhe me realizim 35,76%, Manastiri me afër 51.6 milion euro dhe me realizim 82,12, komuna e Ohrit me 46,9 milion euro dhe me realizim më të suksesshëm 89.33%, Kumanova me 43,5 milion euro dhe me realizim 78.47%, Strumica me 34,39 milion euro dhe me realizim 72.26%, Tetova me 31 milion euro dhe realizim të të hyrave tatimore 50.69%. Gostivari me 24.2 milion euro dhe me realizim efikas më të lartë 87.93%.
Shih tabelën.