Cikloni “Filomena” arrin në Maqedoni ,sjellë shi akull e borë

Është sistemi i fuqishëm i cili po shkakton reshje historike bore në Spanjë dhe ky sistem ka lidhje të forta me sistemet ajrore që po depërtojnë edhe te ne duke na sjellur reshje të fuqishme atmosferike.

Pas disa orëve në Kosovë do të rifillojnë reshjet e borës, vende-vende të dendura të cilat do të krijojnë shtresa me bardhësi të pafund. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe nesër, por me ndërprerje të herëpashershme. Gjatë ditës së nesërme në Kosovë ka mundësi që në jug dhe lindje të vendit reshjet e borës të shndërrohen në reshje shiu. Gjithashtu ekzistojnë gjasa të forta për reshje të shiut të akullt. Pra, mos të çuditeni nëse në jug dhe lindje të vendit do të ketë borë më pak. Në viset tjera priten reshje të dendura bore të cilat do të shkaktojnë edhe probleme dhe bllokada të rrugëve. Stuhi të vërtetë dimërore do të kemi në viset kodrinore-malore të Republikës së Kosovës.

Pra, para nesh edhe një periudhë me reshje intensive atmosferike: Borë të dendur , shi të dendur, shqotë, shi të akullt e pastaj prapë bore. Kjo vlenë për Kosovën.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore reshjet do të jenë kryesisht në formë shiu. Vetëm në viset malore reshje bore. Reshjet e borës mund të paraqiten shkurtimisht në disa vise në Maqedoninë Veriore, por për ata që me padurim presin borë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore ecuritë më të fundit sinoptike janë shpresëdhënëse.