Çikago, amerikani vret një serb, plagos një shkupjane


Dje në një lagje të Çikagos në SHBA është vrarë serbi Nikolla Mishoviq (30). Ndaj tij ka shtënë amerikani me emër Xheremi Spajser (31) nga Arkanzasi. Disa mediume kanë raportuar se vrasja ka ndodhur shkaku i urrejtjes ndaj serbëve. Sipas disa prej tyre, para se të gjuajë, Spajser ka bërtitur: “Serbë m.ti, të gjithë ju jeni njësoj”. Serbi i vrarë ka qenë pronar i kompanisë ku ka qenë i punësuar autori i sulmit. Pas sulmit të kryer, Spajser ka kryer vetëvrasje, pasi është rrethuar prej policisë. Në këtë sulm është plagosur edhe 31 vjeçarja nga Shkupi, Ana Brankoviq Jovanoviq. Ajo ka marë tre plagë në trup në restorantin ku ka punuar në lagjen Buri Rixh afër Çiakgos. Ajo është transferuar në spital dhe nuk është në gjendje kritike.