“Çika më vdiq në ditë Bajrami”, rrëfimi prekës i të moshuarës për shtatë fëmijët e vdekur

Elefete Maxhuni nga Komuna e Vushtrrisë që njihet si Duda, është ajo që e mban familjen me punën e saj, ajo merret me punë dore, pavarësisht vështirësive që kishte hasur si një vajzë e re, ajo kurrë nuk ishte ndalur së punuari.
Ajo foli për vështirësitë e jetës që ka kaluar, për vdekjen e shtatë fëmijëve të vdekur e jetën e saj që nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Kur të mundohesh për familje nuk lodhesh kurrë, e mërzitur jam shumë shtatë fëmijë më kanë vdekur, po mu qeto punë qeto rruaza që i kam punuar, qeto me kanë hekur mërzi”.
“Tre më kanë vdekur në fshat, kur kam dal nga fshati kam qëndruar një kohë te baba me tre fëmijë me dy çika dhe një djalë, djali më ka vdekur nga dielli, më kujtohet veç më ka shikuar edhe ka dhanë shpirt 4 vjeç ka qenë, tani më kanë mbet dy çika, çikës ju keqësua gjendja dhe më vdiq në ditë bajrami, ne ditë bajrami e kam varros”.

“Djali 27 vjeç më është mbytur në ujë, e atë ditë un jam nisë në Stamboll me marr mall, më ka thanë udha e mbarë, e kur jam kthyer as xhenazen se kam pa”, tha Maxhuni