Cigaret elektronike ua shtojnë 3 herë më shumë rrezikun e sulmit në zemër


Cigaret elektronike po ua shtojnë 3 herë më shumë rrezikun e sulmit në zemër
Përdorimi i cigareve elektronike ngre rrezikun e sulmeve të zemrës në tri herë më shumë, sipas një studimi madhor.

Shqetësimet po rriten në të gjithë botën lidhur me ndikimin afatgjatë të shëndetit si rezultat i avullit të cigareve elektronike.

Megjithatë, cigaret elektronike mbeten në qendër të politikës së shëndetit publik, me zyrtarët që vazhdimisht këmbëngulin se përfitimet tejkalojnë çdo dëmtim potencial.

Studimi, që do të prezantohet në Konferencën Amerikane të Kardiologjisë në New Orleans më vonë këtë muaj, është një nga më të mëdhatë të kryer ndonjëherë mbi ndikimin e cigareve elektronike.

Ekspertët nga Universiteti i Kansasit kanë vështruar të dhëna nga më shumë se 90,000 përdorues të cigareve elektronike (e-përdorues).

Ata gjetën se e-përdoruesit kishin 34 për qind më shumë gjasa sesa jo-përdoruesit të pësonin sulm në zemër. Ata që përdorën pajisjet më sporadikisht, kishin një rrezik 29 për qind më të madh të atakut kardiak.

Udhëheqësi i studimit Dr Mohinder Vindhyal tha: “Deri më tani, pak ka pasur informata në dispozicion për rreziqet kardiovaskulare në lidhje me përdorimin e cigareve”, tha Dr. Mohinder Vindial, udhëheqës i studimit.

Ai pranoi se studimi nuk ishte i përsosur – shumica e përdoruesve të cigareve ishin ish-duhanpirës kështu që problemet e zemrës mund të jenë për shkak të përdorimit të duhanit.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/cigaret-elektronike-ua-shtojne-3-here-me-shume-rrezikun-e-sulmit-ne-zemer-633898/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright