CIGARET ELEKTRONIKE MË TË RREZIKSHME NGA Ç’MENDONIM

Një strudim i kryer së fundmi tregon se avulli i cigareve elektronike mund të dëmtojë qelizat jetike të sistemit imunitar dhe se janë shumë më  të dëmshme nga sa mendohej më parë

 Studiuesit thonë se  avujt e cigareve, i bëjnë disa qeliza në sistemin imunitar të mushkërive të paafta.

Megjithatë, Këshilli i Shëndetit Publik në Angli deklaron se ato janë më pak të dëmshme sesa duhanpirja.

Eksperimenti u bë nga profesori David Thickett në Universitetin e Birmingamit. Ky studim u bë i mundur nga një procedurë mekanike për të imituar avullin e cigareve elektronike.

Ato morën monstra  të indeve nga mushkëritë e 8 personave joduhanpirës. Në studimin e tyre, ato zbuluan se avulli shkakton inflamacion dhe dëmtim të aktivitetit të makrofagut alveolar, qeliza të cilat luftojnë grimcat e dëmshme të pluhurit dhe bakteret.

Studiuesit bënë thirrje që përdoruesit e cigareve elektoronike të bëjnë kujdes pasi rezultatet janë në kushte laboratorike dhe këshillojnë studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë ndikimin e këtyre cigareve në shëndetin e njeriut.