Çifti nga Tetova su*lmohet nga tre persona për çështje parkingu

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 36 vjeçare ka raportuar se pas një zënke për një vend parkimi, tre persona e kanë su*lmuar fizikisht atë dhe bashkëshortin e saj. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Tridhjetë e gjashtë vjeçarja I.P. nga Tetova dje (19- tetor) në ora 21:15 në SPB Tetovë ka raportuar se para shtëpisë së tyre familjare në rrugën “Andreja Ristovski në Tetovë, ajo dhe bashkëshorti i saj V.P. (40) janë su*lmuar fizikisht nga tre persona, su*lmi ka ndodhë për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjetit të tyre “Chevrolet” me targa të Tetovës, i cili ka penguar dy bashkëshortët të hyjnë në oborrin e tyre. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.