“Çifti i djallit” ekstradohen në Belgjikë 23 vjet pas vrasjes së biznesmenit

Dy nga kriminelët më të kërkuar të Evropës, të njohur ndryshe si “çifti i djallit” për vrajen e një biznesmeni britnaik, janë ekstraduar në Blegjikë pas 23 vjet arratie.
Hilde Van Acker, 56 vjeçe, e Jean-Claude Lacote, 53, përballen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marcus Mitchell, biznesmenit të cilit çifti i zhvati më shumë se 600,000 euro me anë të mashtrimit.

Ata ishin martuar fshehtësisht në Florida në 1998 teksa ishin në arrati, ndërsa sihin dënuar në mungesë në 2011 nag një gjykatë belge në Bruges.
Mitchell, 44-vjeçar baba i tre fëmijëve u qëllua në kokë në 1996 nga Lacote kur kërkoi mbrapsht paratë e tij, pasi çifti që kishte mashtruar kishte zhvatur gjithashtu qindra mijëra euro nga njerëz të tjerë në Francë, Gjermani e Belgjikë.
Trupi i Mitchell u gjet në rërë nga fëmijë që luanin në plazhin belg De Haan. Ndërsa mashtruesit ishin arestuar por u arratisën pas lirimit me kusht për mungesë provash.

Gazeëta belge Le Soir raportonte në 1996 se Lacote kishte deklaruar në polici se ishte “informator i shërbimeve sekrete franceze, i agjentëve britanikë MI5 dhe i doganave gjermane”, teks apërpiqej t’i shpëtonte akuzave.
Edhe gjatë arratisë ata vazhdonin të mashtronin biznesmenë me premtime për fitime në investimet e tyre.
Lacote në vitin kishte mashtruar Noel Hanley, sipërmarrës dhe pronar i një linjë ajrore irlandeze duke i marrë 1 milionë euro, të cilat i ktheu në para të pastra duke blerë flori.