Ciceronët turistik të rajonit të Strugës dhe Ohrit mbesin pa punë

Nikolla Josifoski është ciceron turistik. Gati 10 vite kafshatën e gojës e nxjerr duke shëtitur turistët nëpër Ohër. Mbyllja e kufijve e ka detyruar të orientohet në veprimtari tjetër.

Në një biznes të vogël familjar të prindërve, më saktë zdrukthëtari. Është diçka e vogël dhe e pamjaftueshme sepse më shumë është si hobi e jo biznes i vërtetë. Jam i sigurt që këtë sezon nuk do të shohim grupe turistësh, kështu që, vështirë që do t’ia dalim – tha Nikolla Josifoski- ciceron turistik.

Ai dhe 200 ciceronë tjerë turistik nga Ohri dhe Struga janë të padukshëm për sistemin e shtetit. Si rrjedhojë, nuk mund të kërkojnë ndihmë nga asnjë institucion.

Disa edhe pse flasin shumë mirë gjuhë të huaja, kam informata se punojnë në call center të kompanive të huaja. Atë që e kanë investuar për të mësuar gjuhë të huaja, si për shembull holandishtja, kërkohet një numër i madh i personave për në call center, të cilët mund të punojnë prej në shtëpi -u shpreh Kliment Naumov- kryetar i shoqatës së ciceronëve turistik të Ohrit.

Pjesa më e madhe e ciceronëve turistik të ardhurat i marrin vetëm nga shëtitja e turistëve të huaj. Besohet që turistët të huaj në periudhën e ardhshme do të ketë pak ose aspak.