“Charlie Hebdo” vendos t’i ribotojë ilustrimet e profetit Muhamed, Makroni s’e kundërshton

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të martën se nuk i takon atij që ta gjykojë vendimin e revistës satirike “Charlie Hebdo” për ribotimin e ilustrimeve të figurës së profetit Muhamed, duke shtuar se vendi i tij ka liri të shprehjes.

“Kurrë nuk është vendi i një presidenti të Republikës që të japë gjykim për zgjedhjen editoriale të një gazetari apo redaksie, kurrë, sepse ne kemi liri të shtypit”, tha presidenti francez.

Megjithatë, duke folur gjatë një vizite në Liban, kreu i shtetit të Evropës Perëndimore tha se është detyrë e qytetarëve francezë që të shfaqin civilizim dhe respekt për njëri-tjetrin dhe ta shmangin dialogun e urrejtjes, shkruan Reuters.

Publikimi i ilustrimeve të figurës së profetit Muhamed në vitin 2015 kishte nxitur zemërim te myslimanët. Revista “Charlie Hebdo” ishte sulmuar nga disa persona dhe 12 persona ishin vrarë.
Për myslimanët, çfarëdo ilustrimi i figurës së profetit Muhamed paraqet blasfemi.