Çfarë thonë profesionistët: A do të ketë efekte anësore serioze pas dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19?

Për efektet anësore të vaksinës është diskutuar gjithashtu kur ato sapo ishin bërë të disponueshme, veçanërisht pas marrjes së dozës së dytë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – CDC edhe atëherë paralajmëroi për efektet anësore që janë pak më intensive pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Efekte të tilla anësore janë sinjal normal që trupi i përgjigjet mbrojtjes. Nëse kthehemi 8 muaj më parë, biseda mbi të njëjtën temë është përsëri e rëndësishme: shpallet doza e tretë e vaksinës mRNA kundër sëmundjes COVID-19, ndërsa njerëzit imuniteti i të cilëve është i rrezikuar duket se janë të parët që e marrin atë doza.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dy javë më parë rreth kësaj teme theksojë:
“Të gjitha testet shkojnë në atë drejtim që do të nevojitet një dozë e tretë e vaksinës COVID-19. Ne patëm një takim me përfaqësuesit e Pfizer për të diskutuar planet për vitin e ardhshëm dhe gjetjet e tyre në lidhje me provat klinike. Gjetjet pritet të zyrtarizohen dhe më pas do të merret një vendim për dozën e tretë të vaksinës.”

Doza e tretë ngre përsëri shqetësime tek njerëzit: A do të sjellë efekte anësore dhe a do të jenë ato më të rënda ose më të lehta se ato të përjetuara tashmë me dozat e mëparshme?
Ja çfarë duhet të dini për simptomat që mund të përjetoni pas dozës së tretë.

Në shumicën e vendeve ku është futur vaksinimi i dozës së tretë, aktualisht po vaksinohen individë me imunitet të dëmtuar ose ata me imunitet të dobët. Raportet nga përvoja e Izraelit me dozën e tretë, e cila i është dhënë mbi dy milionë njerëzve, veçanërisht atyre mbi 60 vjeç, tregojnë se pas dozës së tretë të vaksinës, imuniteti rritet ndjeshëm dhe rreziku i sëmundjes është 11 herë më i ulët. Doza e tretë e vaksinës mund të jepet nga java e katërt deri në nëntë muaj pas dozës së dytë.

CILAT EFEKTE MUND TË PRITEN PAS DOZËS SË TRETË TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19?
Nëse jeni duke marrë dozë të tretë të vaksinës për shkak të imunitetit të dobësuar ose vetëm si shtesë të vaksinës që keni marrë tashmë, me siguri mund të prisni efekte anësore të ngjashme, madje ndoshta më të vogla, se ato që keni pasur pas dozës së parë ose të dytë të Dr. William Schaffner, Specialist i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt.

“Nuk ka indikacione se priten efekte anësore më të rënda nga ato që kemi pasur mundësi të përjetojmë më parë, gjë që është e qartë se ato nuk duhet të jenë më të rënda,” shtoi ai.
Dr. Amesh Adalja nga Qendra Johns Hopkins pajtohet me këtë fakt dhe shton se efektet anësore ka të ngjarë të jenë të ngjashme me ato tashmë të njohura për shumicën e njerëzve. Nëse nuk keni përjetuar asgjë pas dozës së dytë, mbani në mend se doza e tretë ndoshta nuk do të jetë më keq. Ju gjithashtu mund të keni reagim më të butë sepse ka kaluar një kohë e gjatë midis dozës së dytë dhe të tretë. Por sistemi imunitar mund të jetë pak “i lodhur”.

Një dozë e tretë tashmë është futur në tetë vende evropiane.
CDC thotë se reagimet e raportuara pas dozës së tretë të vaksinës mRNA janë shumë të ngjashme me ato pas të parës ose të dytës, ndërsa simptoma më e zakonshme, shtojnë ekspertët e tyre, mund të jetë lodhja dhe dhimbja në vendin e injektimit. Pfizer ofron pak më shumë informacion në faqen e tij të internetit në lidhje me dozën e tretë të përmendur. Aplikacioni që ata ofrojnë thotë se efektet anësore pas kësaj vaksine janë shumë të ngjashme me ato pas dozës së dytë dhe përfshijnë:

Skuqje dhe ënjtje rreth vendit të injektimit: Lodhje; Dhimbje koke; Dhimbje të muskujve dhe nyjeve; Dridhje.

SI MUND TË PLANIFIKONI DOZËN E TRETË?
Ka shumë këshilla profesionale se si të “pushoni” pas dozës së dytë të vaksinës COVID-19, ndërsa mjekët pajtohen se kjo nuk është një ide aq e keqe edhe kur bëhet fjalë për vaksinën e tretë, për siguri.
“E rëndësishme është të merrni kohë pas vaksinës, mos planifikoni asgjë të madhe të nesërmen pas marrjes së dozës,” këshillon doktor Schaffner.
Dr. Adalja thotë se mund të prisni reaksion të ngjashëm si pas dozës së dytë të vaksinës dhe çfarëdo qoftë ajo përvojë, përdorni atë si një model për vaksinën shtesë për tu organizuar me zgjuarsi. /Portalb