Çfarë shkruajnë mediat greke për shpërbërjen e Kuvendit në Shkup

“Shpërndahet Kuvendi në Maqedoninë e Veriut”; “Maqedonia e Veriut: Zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill”; “Edhe zyrtarisht drejt zgjedhjeve Maqedonia e Veriut”; “Maqedoni e Veriut: Shpërndahet Kuvendi – zgjedhje të parakohshme parlamentare”, janë një pjesë e titujve në mediat greke, të cilat e transmetojnë lajmin e publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Në tekstin e ANA-MPA, shkruan se për shpërndarjen e Kuvendit “votuan deputetët e të gjitha partive” dhe se zgjedhjet do të mbahen më 12 prill 2020.

“Mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kërkoi tetorin e kaluar, kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas refuzimit të Këshillit Evropian për të filluar negociatat inkuadruese të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut”, shkruan agjencia e lajmeve greke.

Paralelisht, në raporte të veçanta, mediat greke e transmetojnë edhe deklaratën e nënkryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, gjatë darkës joformale të punës në Bruksel për Ballkanin Perëndimor.

“Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen deklaroi se dëshiron që vendet ballkanike të lidhen sa më ngushtë me Bashkimin Evropian, duke tentuar ta ndryshojnë atmosferën e dëshpërimit për shkak të insistimit të presidentit të Francës, Emanuel Makron të mos e miratojë fillimin e procesit integrues”, shkruan ANA-MPA.

“Një burim evropian sqaroi se qëllimi i këtij takimi joformal të punës ishte “të fillojë dialogu politik i nivelit më të lartë me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnjën që të kuptohen pritshmëritë e tyre para se të fillojnë përgatitjet për samitin në Zagreb më 17 maj”, shkruan “Katimerini” në tekstin në të cilin përmban informacione të agjencisë së lajmeve greke, gjermane dhe franceze.

Në vazhdim, i transmeton deklaratat edhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, të cilët motin e keq në Bruksel dhe vështirësitë me të cilat u ballafaquan gjatë aterimit, metaforikisht i shfrytëzuan që të përqendrohen në rrugën evropiane të të dyja vendeve.