Çfarë po ndodh? Uebfaqet kryesore të mediave “bien nga sistemi” në të gjithë botën

Uebfaqe të shumta të operuara nga media të ndryshme, duke përfshirë Finiancial Times, New York Times dhe Bloomberg News kishin “rënë nga sistemi” në të gjithë globin të martën.
Sipas Al Jazeera, CNN dhe Le Monde e Francës gjithashtu filluan të shfaqnin mesazhe gabimi që u shfaqën në faqet e internetit. Al Jazeera u prek gjithashtu.

Veçmas, faqja në internet e Amazon.com Inc gjithashtu dukej se po përballej me një ndërprerje. Amazon nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar.
Gazeta Guardian e Britanisë tha se faqja dhe aplikacioni i saj po preken gjithashtu. Faqet e disa mediave të tjera britanike të lajmeve gjithashtu nuk po hapeshin menjëherë.
Sidoqoftë, çështja që prek faqet e internetit nuk ishte e qartë menjëherë.