Situata mes dy vendeve Greqi-Turqi ditën është ten*sionuar së tepërmi, saqë edhe në mesnatën e të martës kishte të s*htëna me a*rmë, ku mbeten te pl*agosur tre persona. Por krahas zhvillimeve, ajo që ka marrë vëmendje është edhe fakti se agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi”, në mes të k*rizës në Mesdheun Lindor ka transmetuar fjalimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan me titra greke.
“Ejani, të gjitha vendet e Mesdheut, të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për gjithçka që do mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan ‘Anadolu’ në Greqisht në llogarinë e tij në Twitter ku i bashkëngjit edhe një video me deklaratat e djeshme nga Tayip Erdogan pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Turqisë.