Çfarë po ndodh me Fjollën? Pas gjendjes jo të mirë emocionale, njofton se po mbyll bizneset

Fjolla Morina është njëra nga këngëtaret që komentohet më shumë për jetë private sesa për muzikë.
Deklaratat e veprimet e saj të çuditshme komentohen shumë në rrjete sociale.

Këngëtarja u bë virale me disa video të shpërndara në rrjetet sociale ku shfaqej në gjendje aspak të mirë emocionale.

E së fundi ajo ka dalur me një njoftim të ri.

Fjolla ka njoftuar se po i mbyll dyqanet e saj, teksa ka treguar se të gjithë mallin e ka në zbritje ndërsa ka thënë se arsyeja është personale.