Çfarë parashikojnë shkencëtarët pas përfundimit të COVID-19?

Pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit do të jenë të mëdha paralajmërojnë shkencëtarët.
Ato mendojnë se për këtë arsye, ajo që do të shohim në vijim do të jetë një rënie e numrit të lindjeve, ndërsa njerëzit do të qëndrojnë më gjatë të pamartuar.

Ekspertë në Shtetet e Bashkuara rishikuan 90 studime në përpjekje për të parashikuar ndikimet mbi sjelljen në shoqëri dhe normat gjinore, madje edhe personave që nuk janë infektuar.
Ata presin që shtatzënitë e planifikuara të reduktohen në përgjigje të krizës globale shëndetësore dhe njerëzit në përgjithësi t`i shtyjnë martesat dhe prindërimin. Rënia e nivelit të lindjeve do të ketë ndikim të fortë në shoqëri dhe ekonomi, shprehen ata, duke prekur mundësitë e punësimit dhe mbështetjen për të moshat e treta.

Për më tepër, ndarja e pabarabartë e punës shtesë në shtëpi që ka sjellë izolimi mund të pasohet nga shkencëtarët, prej një shtimi të pabarazisë gjinore dhe nxitjes së konservatorizmit social. Në shumë mënyra, vënë në dukje studiuesit, ‘pandemia është kthyer një eksperiment social në të gjithë botën’ – rezultatet e të cilit, janë ende larg përfundimit.