Çfarë ndodhi në Përputhen? Atdheu e bën për të qarë Arjan Konomin

Atdheu ka surprizuar opinionistin e Përputhen Arjan Konomi, puntatën e sotme me një dhuratë.
Ai i ka dhuruar një tablo ku shkruhej “Vlerësim për Arjan Konomin për kontributin që ka dhënë si gazetar gjatë lu*ftës së Kosovës”.
“E kam parë Arjanin në një intervistë dhe më ka prekur shumë,” tha Atdheu teksa i dorëzoi dhuratën.

Kjo dhuratë e papritur bëri që Arjani të derdhte lot në studio duke e falenderuar për gjestin.
Po ashtu, Atdheu kishte dhe një dhuratë për moderatoren Bora Zemani, një suvenir nga qyteti i Gjakovës.