Çfarë ndodhi mes këngëtareve? Plas ‘sherri’ mes Tayna-s dhe Dafina Zeqirit

“Bye Bye” ka qenë projekti muzikor që bashkoi për herë të parë dyshen e njohur, Tayna dhe Dafina Zeqiri, kënga e të cilave arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk zgjati aq shumë pasi rreth tre vite më parë u përfol për një krisje të marrëdhënies së tyre dhe sipas spekulimeve në atë kohë, shkak për prishjen e miqësisë u përfol se ishte Instagrami, meqenëse artistet nuk komentonin dhe as nuk pëlqenin më postimet e njëra tjetrës. Për më tepër nuk promovonin materialet e reja muzikore të njëra-tjetrës, siç bënin rëndom. Në fund fare, ato madje as nuk ndjekin më njëra tjetrën në Instagram.

Ditën e djeshme, dyshja i është rikthyer sërish dramës përmes disa postimeve të rrjeteve sociale, duke akuzuar rëndë njëra-tjetrën.

Shkak për këtë fillim drame është bërë Tayna, e cila në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se prishja e marrëdhënies ka ardhur si pasojë e personave të tretë të cilat kanë thënë gjëra të pavërteta për njëra-tjetrën.

Lidhur me këtë deklaratë, Dafina ka reaguar menjëherë në kanalin e saj në Instagram, duke shkruar:

Hmm…. E keqja është kur ia bën një të mirë dikujt dhe ta kthen mbas një fare kohe shumë të shkurt me të keq.